Berluskoni: Nëse ik unë, Italia përfundon si Greqia

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, tha sot se është e rëndësishme që të mbyllë mandatin pesëvjeçar deri në vitin 2013 në mënyrë që vendi të mos përfundojë si vende të tjera evropiane që po lëngojnë. Berluskoni i bëri komentet pasi i mbijetoi një vote besimi në parlament. Ai tha se destabiliteti politik do e bënte vendin një pre të lehtë të spekulatorëve financiarë. Italia, edhe pse ka pasur probleme ekonomike, nuk ka shkuar akoma tek katastrofa financiare. Agjencitë e vlerësimit të aftësive kredishlyrëse e kanë ulur vlerësimin për Italinë kohët e fundit.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment