Libri kthehet në bibliotekë pas 122 vjetësh

Një kopje e rrallë e një libri të Darvinit u kthye sërish mbrapsht në një bibliotekë të Sidney-t me plot 122 vjet vonesë.


Bëhet fjalë për botimin e parë të librit ”Bimë entomofage” të Charles Darwin, të cilin e kishte dhënë hua biblioteka Kamnten në vitin 1889.

Drejtoresha e shërbimeve znj. Katherine Bazet – Djulf tha këtë javë në gazetën lokale Macarthur Chronicle se gjoba për vonesën kapte vlerën e 35000 dollarëve australianë (37000 $) , nëpunësit e bibliotekës janë kaq të lumtur që libri u kthye në raft sa e lënë mënjanë gjobën.

Për 50 vjet librin e kishte një veteriner tashmë pensionist, Ron Hain, i cili e dhuroi librin në bibliotekën e Universitetit të Sidney-t, bashkë me libra të tjerë, muajin e kaluar. Punonjësja e bibliotekës së universitetit kur pa vulën e bibliotekës që e kishte dhënë hua, e ktheu librin aty në fillim të këtij muaji.

Z. Hain thotë se nuk mban mend se si libri u gjend në koleksionin e tij, por dyshon se ia ka dhënë një kolegu i tij veteriner në fillim të 1950.

Libri, që ka mjaft fotografi bardhë e zi bimësh dhe është ruajtur në gjendje të shkëlqyer pavarësisht moshës së tij.

Këtej e tutje lexuesit mund ta lexojnë librin në bibliotekën e Kamnten, por pa pasur mundësinë për ta marrë me vete hua.

Natyralisti britanik Charles Darwin (1809-1882) konsiderohet si themelues i biologjisë së sotme pas librit të tij ”Origjina e llojeve” , në të cilin përfshiu edhe njeriun në historinë e gjatë të evoluimit të llojeve.
(albanews.gr)


No comments:

Post a Comment