Berisha i ofron PS-së presidentin

Kryeministri i vendit Sali Berisha tha se është i gatshëm t’i ofrojë opozitës postin e presidentit. Zoti Berisha tha se është i gatshëm t’i ofrojë opozitës të propozojë krerët e të gjitha institucioneve që zgjidhen me tre të pestat e votave në parlament dhe cilindo ndryshim të mundshëm për reformën zgjedhore raportoi të martën e përditshmja Panorama.

Krerët e institucioneve që zgjidhen brenda kësaj legjislature janë presidenti, avokati i popullit, kryetari i kontrollit të lartë të shtetit dhe guvernatori i bankës së Shqipërisë.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment