Aziz Kelmendi: Familjarët e Emmy-it e dinin për lidhjen tonë.

Biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, shtetas i Suedisë, i cili u liriua ditën qe u shpall fajtor për vrasjen nga pakujdesia te këngëtares Emi flet për here te pare ne një interviste për Vizion Plus. Duke iu kundërpërgjigjur prindërve te se ndjerës Elsina, Kelmendi deklaron se duhej te ishte liruar me shpejt pasi procesi gjyqësor ka qene i ngadalte, megjithatë këmbëngul se ndjen dhimbje për ngjarjen. Pavarësisht se familja e Elsines nje dite me pare ne intervistën ekskluzive për Vizion Plus mohoi te kishte dijeni për lidhjen, Kelmendi deklaron se babai i vajzës dhe vëllai qe menaxhonte punën e saj e njihnin mjaft mire. Babai i këngëtares Emi ka ardhur ne Kosove bashke me vajzën dhe biznesmenin Kelmendi për te marre një makine dhurate për Emin. Ndërkohë, qe vëllai e njihte qe nga takimi i pare kur këngëtarja pranoi te këndonte ne një nga pub-et me te njohura te Prishtinës ku Kelmendi është aksioner. Pavarësisht se është ende herët për te mbuluar plagët e kësaj dhimbjeje Kelmendi jep një mesazh për familjen e se ndjerës Emi duke i kërkuar te mos ndikohen nga opinioni i njerëzve. Aziz Kelmendi është një nga biznesmenët me te njohur te Kosovës. Pas një pune gati 25 vjecare jashtë Kosovës ai udhëheq disa biznese, si hotele, diskoteka, firma ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner ne një firme te telekomunikacionit dhe publicitetit si dhe aksioner ne një firme farmaceutike. Aziz Kelmendi njihet edhe si pronar i disa tokave ne Kosove.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment