Arrestohet 70vjeçari, shfrytëzonte të miturat

 
Mesa duket një 72 vjeçar i cili u arrestua nga policia në sheshin Agjio Gjergjios në Patra do të shfrytëzonte dy të mitura.

Konkretisht i moshuari grek kishte në makinën e tij dy 15-vjecare rome nga Rumania, dhe sipas informatave, i moshuari synonte shfrytëzimin seksual të tyre, dhe kjo konstatohet nga fakti se u kishte dhënë të miturave 20 euro secilës.

Pritet që sot autori të shoqërohet në Prokurori.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment