Ambasadori Kola: Italianët, na lanë rrugë dhe ndërtesa që sot s’do t’i kishim

Ambasadori shqiptar në Itali, Llesh Kola, u takua me kreun lokal të Turizmit në rajonin italian të Bazilikatas, e banuar nga një prani e lartë arbëreshësh, Luciano De Rosa.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, në takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori i filmit “Balkan Pazar”, Edmond Budina, i cili do të transmetohet edhe në Itali gjatë këtyre ditëve.

Iniciativa është pjesë e binjakëzimit ndërmjet komuniteteve arbëreshe të Bazilikatës dhe Kalabrisë.

“Ritmet e jetës së përditshme kanë ndryshuar, por për t’u siguruar që cilësia e jetës sonë mund të përmirësohet, ne kemi nevojë për momente si ky, që na bëjnë të kuptojnë sa e rëndësishme është shfaqja e vlerave të një historie të përbashkët, shënuar nga disa pika kontakti.

Unë jam i kënaqur që jam sot këtu, sepse kam mundësinë të ndërtoj mbi përvojat e të tjerëve.

Gjyshi im ka jetuar një pjesë të luftës së Shqipërisë dhe kujton mikpritjen e popullit dhe karakteristikat e një zone shumë të ngjashme me tonën.

Unë shpresoj se do të kemi mundësi të tjera për të rritur shkëmbimet kulturore dhe turizmit midis dy vendeve tona”, tha De Rosa.

Ndërkaq, mbi argumentin e luftës në Shqipërisë, është kthyer edhe ambasadori Llesh Kola, duke deklaruar se në një sondazh të kryer në mesin e shqiptarëve të moshuar, rezultoi se “periudha paqësore e okupimit italian mbahet mend sot si një moment i bashkëjetesës paqësore, të qetë e të matur.

Kjo periudhë, në krahasim me atë të regjimit komunist, të paktën na garantoi bukën dhe na la një trashëgimi rrugësh dhe ndërtesash, të cilat ne akoma ndoshta, nuk do t’i kishim”.

“Shqipëria është më afër Bazilikatës se sa Siçilisë dhe Lombardisë.

Ka 230.000 shqiptarë të cilët tani janë duke punuar rregullisht në Itali dhe vetëm në portin e Barit janë regjistruar një milion udhëtime për në Shqipëri”, përfundoi diplomati.

Ndërsa regjisori shqiptar tha se “sot jeton dhe punon në Shqipëri, por se është i lumtur të shpallë punën e tij në Potenza, ku ka qenë në të kaluarën”.

(noa.al)



 
 

No comments:

Post a Comment