Al Pacino në bisedime për rolin e John Lennon

Aktori i njohur amerikan Al Pacino është në bisedime e sipër për rolin në filmin që do të bazohet në rrëfimin jetësor të John Lennonit, anëtarit legjendar të grupit "The Beatles".

Filmi me siguri do të titullohet "Imagine", që njëherësh është kënga më e njohur e Lennon.
Pacino pritet të luajë rolin e një rockeri të moshuar, i cili vendos të bëjë një kthesë në jetë dhe të të vihet në kërkim të djalit të tij. Dhe e gjitha kjo pasi ai gjen letrën të cilën para 40 vjetësh ia kishte shkruar ish-anëtari i "The Beatles", John Lennon.

Me këtë film skenaristi Dan Fogelman, i njohur për skenarin e filmit të animuar "Tangled", do të debutojë si regjisor.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment