Adoleshentët më të pasur në botë

Janë të rinj, por kanë fituar milionë dollarë. Revista për të rinj, “M”, ka bërë një klasifikim të aktorëve dhe këngëtarëve të rinj më të pasur në botë. Këtë klasifikim e kryeson aktorja Miley Cyrus, e cila, eshe pse nuk ka mbushur akoma 19-vjeç, zotëron një pasuri prej 120 milionë dollarë. Cyrus e ka filluar karrierën e vet që në moshën 9-vjeçare me role të vogla dhe tashmë është një nga personazhet me të njohura në Amerikë dhe botë. Në vendin e dytë renditet idhulli i adoleshentëve, 17-vjeçari Jastin bieber, që ka arritur të grumbullojë një pasuri prej 65.5 milionë dollarë. Në vendin e tretë me 18 milionë dollarë ndodhet këngëtari Nikc Jonas. Kjo renditje mbyllet nga Selena Gomez, e cila është e fejuar me Justin Bieber dhe Demi Lovato. Këto të fundit kanë përkatësisht 4 dhe 3 milionë dollarë, shumë pak në krahësim për të parët, por shumë për dy 18-vjeçare.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment