Ademi: Marrëveshja e Ohrit, mundësi që na afron më afër vlerave evropiane

"Një dekadë pas Marrëveshjes së Ohrit - Leksione (që duhet) mësuar nga përvoja e Maqedonisë" është tema e konferencës ndërkombëtare që prej sot deri të dielën mbahet në Shkup.
Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi e vlerësoi marrëveshjen si arritje të rëndësishme politike të Maqedonisë dhe qytetarët e saj, e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.

"Ky vit është me rëndësi të madhe për Sekretariatin ku punojmë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Pas nesh qëndrojnë të flasin 10 vite të sukseshme jetesë në paqe, punë e madhe dhe shoqëri që mund të lëvdrohet me nivelin e tolerancës ndëretnike. Shumë organizata ndërkombëtare e theksojnë si model për zgjidhje të çështjeve të ndijshme në një shoqëri multietnike", tha Ademi.

Ai theksoi se toleranca multietnike është karakteristikë e demokracive të zhvilluara, ndërsa një gjë e tillë mund të shihet edhe sot në Maqedoni.


Ademi: Marrëveshja e Ohrit, mundësi që na afron më afër vlerave evropiane
"Me ndryshimet kushtetuese që i vendosëm gjatë këtyre viteve, arritëm të jetësojmë në shoqëri ku të gjithë qytetarët janë të barabart. Respektohen të drejtat e të gjitha bashkësive etnike, si në nivel lokal ashtu dhe në atë qendror. Sot jetojmë në një shoqëri ku qytetarët e bashkësive etnike komunikojnë në gjuhën e tyre amtare. Për këtë shkak nuk shoh arsye se pse vendi nuk mund të bëhet pjesë e familjes së madhe euroatlantike në një të ardhme të afërt", shtoi zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ai potencoi se asnjë vendim që ka të bëjë me marrëdhëniet ndëretnike, kulturën dhe çështjet e identitetit në Parlamentin tonë nuk mund të kaloj para se të marrë pajtueshmëri nga bashkësitë etnike.

"Kemi edhe Komitet për marrëdhëniet ndëretnike, ku bashkësitë më të vogla ndëretnike e mbajnë çelësin e vendimeve të tyre. E kemi Universitetin e Tetovës, nga ku dalin kuadro të larta të profesionalizuara të aftë për punësim mënjëherë pas mbarimit të studimeve", tha Ademi.

Ai potencoi se obligimi për implementimin e plotë të saj nuk duhet të kuptohet si kusht, por si mundësi që na afron më afër vlerave evropiane.

"Nëse Bashkimi Evropian bazament e ka respektimin e diversiteteve etnike, kulturore dhe fetare, për Maqedoninë këtë bazament e siguron pikërisht Marrëveshja e Ohrit. Prandaj obligimi për implementimin e plotë të saj nuk duhet të kuptohet si kusht, por si mundësi që neve na afron më afër vlerave evropiane", tha zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi.

Efektet pozitive nga Marrëveshja e Ohrit, sipas profesorit Florian Biber nga Qendra për EJL pranë Universitetit të Gracit, Austri, dalin nga më shumë arsye.

"Ai është i suksesshëm në atë që pengon konflikte të mëtejshme, por edhe vendos kornizë politike me të cilën mundësia për konflikt është eleminuar. Maqedonia paraqet model të suksesshëm në ballafaqimin me etnikume dhe sistemin demokratik. Shumë shkencëtarë e klasifikojnë sistemin e Maqedonisë të ndarjes së pushtetit si liberal", theksoi Biber.

Konferenca është në organizim të Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave në partneritet me fondacionet gjermane Fridrih Ebert dhe Konrad Adenauer dhe Instituti Shoqëri e Hapur (Fondi për tink tanke).

Qëllimi i konferencës, sipas Marija Risteskës, drejtoreshë ekzekutive e QHKP-së është të sigurojë debat për çështjet e lidhur për Marrëveshjen e Ohrit, procesin e implementimit të tij, ndërsa në të njejtën kohë të sigurojë dëshmi për arritjet nga implementimi i tij.

(yllpress.com)



 
 

No comments:

Post a Comment