Stili më i përshtatshëm për flokë të gjatë

Përderisa floku i shkurtër vuan nga ngritjet dhe rëniet që shkaktojnë kokëdhembje, floku i gjatë është gjithnjë konstant, madje edhe në variante të ndryshme.

Pa marrë parasysh në formën e fytyrës suaj dhe cilësinë e flokut, njëra nga stilet që kanë përdorur yjet me siguri se do të ju shkojë për shtati edhe juve

Klasike, si Kejt Midëlton

Ndoshta stili i duhur për ju është ai klasik, sikur i Kejt Midëlton. Stili i saj i flokut kryesisht është i njëjtë – e njëjta gjatësi dhe me maje të kthyera. Do të ishte mirë sikur flokët do të ishin të trasha, sepse do të përshtateshin mirë me çdo formë të fytyrës.

Këshillë: Floku i gjatë u është më i ekspozuar majave të pëlcitura, e për ta ndaluar një gjë të tillë do të ju ndihmojë maska për flokë dhe shkurtimi i majave të flokut për çdo dy muaj.

Flokë të gjatë e me shkëlqim si Sofia Vergara

Nëse dëshironi ta krijoni përshtypjen e një floku të gjatë me volum, për ju do të ishte ideal stili i flokut të prerë me disa shtresa dhe i përdredhur pak, sikur Sofia Vergara. Stili është ideal për flokë të rrafshët apo të valëzuar.

Këshillë: Kur floku të shkurtohet në shtresa, femrat me formë të rrumbullakët të fytyrës nuk do duhej t’i kishin balluket anash më të shkurtra se në mjekër.

Të gjata dhe me shumë dredha

Stili i flokut të Minka Kellëit është i ngjashëm me të Sofias, por përpara është paksa më tepër e shkurtuar dhe më me dredha.

Kaçurrela si Bijonse

Duke e marrë parasysh faktin se në mënyrë krejt natyrale flokët e yllit janë kaçurrela, floku është më i gjatë për disa centimetra, varësisht dukjes së tij. Nganjëherë i rrafshon, por prapëseprapë më së miri i shkojnë për shtati kur i lë ashtu siç ia ka dhuruar nëna natyrë, natyrisht me disa fshehtësi të stilistëve.



Floku i shkallëzuar dhe i rrafshët me balluke anash

Në flokun e gjatë dhe të rrafshët të Ema Roberts, balluket anash i përshtaten në mënyrën më të mirë të mundshme. Me një prerje me shtresa fitohet përshtypja e një floku të shkëlqyer. Kujdes me majat e flokut se mund t’i dëmtoni, e kjo i nxjerr më pas ato që mund të duken balluke shumë të holla.

Për ndryshim, përdorni balluket

Balluket janë të shkëlqyeshme për ta “përzier” apo shkurtuar formën ovale dhe të zgjatur të fytyrës, siç kemi të bëjmë këtu me Olivia Uajld. Më së miri është që balluket të bien mbi ballë. Ky stil shkon mirë edhe me flokun e trashë, por edhe me atë të dobët, por nëse flokun nuk e keni të drejtë në mënyrë natyrale, atëherë do të shndërroheni në rob të stilistit të flokut.
/sekretebukurie.com/

No comments:

Post a Comment