Microsoft Day, me 1 dhjetor në Tiranë

Me 1 dhjetor 2011 në ambientet e “Hotel Sheranton”, Microsoft Albania organizon “Microsoft Day”, ne ç’rast pritet të prezantohen risitë më të fundit teknologjike para audiencës shqiptare nga gjiganti teknologjik Microsoft.

Microsoft Day është eventi më i madh i teknologjisë së informacionit i mbajtur në Shqipëri. Tradicionalisht mbledh së bashku profesionist, inxhinierë të zhvillimit, arkitektë software dhe menaxherët e biznesit të IT. Edhe këtë vit pritet të ketë intersim të madh dhe për shkak të kësaj zyra e Microsoft Albania ka njoftuar se të interesuarit për të marr pjesë në këtë event duhet të sigurojnë biletën e tyre online.

Përfaqësues të Microsoft Albania kanë shtuar se duhet bërë konfirmimi për pjesëmarrje megjithëse nuk kemi pranuar ndonjë informacion se ku dhe si por me gjasë duhet të bëhet duke kontaktuar zyrtarë të Microsoft në Tiranë.

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit PCWorld Albanian do të jetë atje për të përcjellë nga afër ngjarjen dhe për t’ju sjellë inforamcionet më të fundit para jush. 
/pcworldalbanian/

No comments:

Post a Comment