Kapelo: Lojtarët e Barçës nuk kanë ‘uri’ për të luajtur

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Kapelo, në prag të ndeshjes me Spanjën, ka vënë në pikëpyetje dëshirën e lojtarëve të Barcelonës për të fituar këtë sezon.

Trajneri i Anglisë ndien se futbollistët e Barças nuk kanë “uri” për të luajtur njësoj si në sezonet e kaluara.

“Ata mbeten një skuadër me lojtarë të mëdhenj, me një lojë elegante por, ata duket se nuk kanë më uri. Në vitet e fundit ata bënin çdo gjë që ta kenë topin nën kontroll, tani ata duket se nuk janë të prirur për ta bërë. Unë shoh ndryshim” tha strategu italian i kombëtares së Anglisë, Kapelo.

/gazetatema.net/

No comments:

Post a Comment