iPhone 4S, fillon të shitet i “zhbllokuar” për 469 Euro

Apple ka filluar me shitjen e modeleve “unlocked” të iPhone 4S në SHBA, duke përditësuar dyqanin e saj online për të lejuar konsumatorët të porosisin pajisjen prej një çmimi fillestar prej 649 dollarë (apo 469 Euro).
Kur pajisja filloi të shitet në SHBA me 14 tetor, Apple njoftoi konsumatorët se do të fillojë me shitjen e pajisjes së hapur (pa kontrata) në muajin nëntor – dhe ajo ditë tani ka ardhur. Duke e lansuar këtë mundësi pa bërë zhurmë, Apple ka vendosur të dërgojë në treg pajisjet e saja edhe në koordinim me operatorin tjetër në SHBA, Sprint që sot ka kyçur SIM kartelat në pajisjet e saja, duke sugjeruar në këtë formë se Apple ka lejuar konsumatorët e këtij operatori të hapin pajisjet e tyre deri në momentin që kur ka ndryshuar këtë gjë përmes ueb faqes së saj.

Apple ka postuar gjithashtu një njoftim ku thuhet se iPhone funksionon vetëm në rrjete GSM, siç janë ai i AT&T në SHBA. “Kur udhëtoni jashtë shteti, ju gjithnjë mund të shfrytëzoni një micro-SIM kartelë prej ndonjë operatori tjetër lokal por nuk do të funksionoj në rrjete CDMA, siç është ai i Verizon Wireless apo Sprint”.



Ndërsa kjo nënkupton se përdoruesit nga Kosova që dëshirojnë të blejnë iPhone 4S të hapurhe pa pasur nevojë për “zhbllokim”, mund ta bëjnë këtë pa problem dhe mund të importojnë pajisje të këtilla në tregun e Kosovës, pa pasur telashe me cilindo operator, qoftë Vala, IPKO apo Z-Mobile.

Sigurisht keni parasysh që së fundi ka pasur disa thashetheme se iPhone 4S do të shitet për një çmim prej mbi 800 apo 900 euro në Kosovë për modelin bazë 16GB, por nisur prej faktit se vet Apple e shet për 469 Euro dhe nëse i shtojmë këtu edhe taksat dhe doganën, çmimi për këtë model mund ët shkoj deri në 600 Euro.

Ndërsa modelet si ai 32GB po shiten për 749 dollarë, dhe 64GB për 849 dollarë. 
/pcworldalbanian

No comments:

Post a Comment