Ibra: Barca nuk lejoi kalimin te Reali

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka deklaruar se Barcelona ia ka bllokuar atij transferimin te gjiganti spanjoll, Real Madridi.
Duket se Ibrahimoviç në të vërtetë nuk e ka pasur Milanin në zemër, por Real Madridi dhe Jose Mourinho, ndërsa dëshirën nuk ishte në disponim t`ia plotësonte Guardiola, sipas vet sulmuesit suedez.

“Presidenti tha: Unë e kuptoj situatën. Te cili klub dëshiron të shkosh?. Unë u përgjigja: Te Real Madridi. Rosell më pas tha: Kjo nuk është e mundur. Mund të shkosh ku të duash, por jo te Reali", ka shkruar Ibra në librin e tij, ekstrakt i të cilës pjesë është botuar nga AS.
/yllpress.com/


No comments:

Post a Comment