Galaxy Nexus, shtyhet për në dhjetor

Pas një shpalosjeje të fuqishme para audiencës së interesuar në proudktin më të ri me Ice Cream Sandwich, duket se debutimi I Galaxy Nexus do të ndodh me 2 dhjetor.

Sipas disa të dhënave të publikuara së fundi në internet, data e paraqitjes së Galaxy Nexus është zëvendësuar prej 17 nëntorit në datën 2 dhjetor. Samsung Galaxy Nexus do të jetë gjithashtu edhe telefoni I parë që do të ketë Android 4.0 Ice Cream Sandwich, që nënkupton një vonesë dy javëshe para se fansat e Google të kenë rastin të luajn me këtë platform.

Samsung Galaxy Nexus është paraqitur me një event special në Hong Kong në tetor, duke përmbajtur një ekran 4.65 inç SuperAMOLED, mundësi për incizim në 1080p dhe kamerë 5 megapikselëshe. Duke pasur parasysh veçoritë e telefonit dh veçoritë e Ice Cream Sandwich, duket se ky do të jetë telefoni I parë që do të shfaq disa prej gjërave si, Face Unlock.

Edhe Amazon edhe Expansys kanë ndryshuar datën e paraqitjes së Galaxy Nexus prej nëntorit në dhjetor, edhe pse shitësit online si The Carphone Warehouse dhe Phone 4U janë ende duke premtuar një paraqitje gjatë këtij muaji. 
/pcworldalbanian/

No comments:

Post a Comment