Zjarri i dashurisë.

I vetmi afrodisiak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh. Afrodisiaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Kjo shpjegon poligaminë si dhe mungesën e besnikërisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift ku ekziston dashuria ka vend edhe imagjinata. Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit.Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë në se të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës, të fillojnë të zhvishen edhe ata. Kontrasti dhe surpriza janë erotike, një vajzë e veshur me pantallona të shkurtra dhe e hipur në një motoçikletë mund të duket eksituese, ndërkohë që një burrë në një situatë të tillë mund të duket qesharak.



(femina.al)



No comments:

Post a Comment