Zgjidhja politike e krizës në Libi, prioritet për OKB-në

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka deklaruar pas takimit me drejtuesit e disa organizatave ndërkombëtare me ndikim, se janë vërejtur shenjat e para të fillimit të procesit negociues për zgjidhjen e krizës në Libi.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Martin Nesirki, ka thënë se duke pasur parasysh se përpara ndodhet një rrugë e gjatë deri tek arritja e marrëveshjes, sekretari i përgjithshëm ka thënë se procesi fillestar i negociatave është në rrjedhë, nën ombrellën e emisarit të tij speciale për Libi, Abdullillah Katiba.
Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara., Bashkimit Evropian, Ligës Arabe, Organizatës islamike dhe Unionit afrikan kanë shprehur të dielën në Kajro, në takimin kushtuar krizës libiane, për domosdoshmërinë që në procesin politik të gjendet zgjidhja e konfliktit.
Sekretari i përgjithshëm në takim është përshirë përmes rrugës së video-linkut.
“Sekretari i përgjithshëm ka theksuar se gjetja e zgjidhjes politike për krizën në Libi mbetet prioritet për Kombet e Bashkuara”, ka thënë Nesirki.

Ban Ki-Mun ka shprehur “shqetësimin e madh” për shkak të dhunës dhe krizës humanitare në Libi, duke theksuar mungesën e ushqimit, karburanteve dhe qasjen e limituar në ujë të pijes dhe mbrojtje medicinale.

Ai lidhur me këtë sot përmes telefonit ka biseduar me kryeministrin libian Bagdad Mahmud.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment