Yjet e Atletico Madridit vihen nën shenjestrën e Galatasarayt

Galatasaray tashmë kërkon të rrëmbejë yjet e Atletico Madridit pasi në faqen e saj zyrtare ka konfirmuar se është në negociatat për të transferuar treshen Diego Forlan, Jose Antonio Reyes dhe Tomas Ujfalusi.

Konfirmimi vjen nga mediat turke, të cilat shkruajnë se presidenti i ekipit Unal Aysal, ka fluturuar për në Spanjë për të negociuar me kolegun e tij spanjoll, Enrique Cerezo.

Burime nga Turqia thonë se bisedimet ende janë duke vazhduar dhe gjithçka mund të vendoset në ditët në vazhdim. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment