“Walk of Shame”, protesta e lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE kanë protestuar sot në një mënyrë mjaft të veçantë në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë kundër qeverisë Thaçi.
Aksioni simbolik i cili mori emrin “Ëalk of Shame”, “Pasarela e Turpit” ku VV mbi yje kishte vendosur fotografitë e atyre, që ajo i quajti “Yjet e Hajnisë” së pronës publike, të mirëqenies së qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës.

Midis tyre në “Bulevardin e Yjeve” ishin Hashim Thaçi, Besim Beqaj, Edita Tahiri, Bredri Hamza, Hajredin Kuçi e Bajram Rexhepi.

Protesta e tyre ishte frymëzuar nga “Bulevardi i Yjeve” I cili është i mbushur me yje që shënjojnë emrat e më të suksesshmëve në skenën e filmit. “Ëalk of Fame” apo “Pasarela e Famës” është mishërim i suksesit.

(panorama.com.al)



No comments:

Post a Comment