Virgin Media: Kompiuterët e 1500 klientëve të infektuar me virus

Kompania e tregtare e televizorëve, celularëve dhe shërbimeve të internetit. Virgin Media, ka njoftuar se kompiuterat e të paktën 1500 klientëve të saj janë infektuar nga një virus.

Lajmi është konfirmuar nga vetë zyrtarët e kësaj firme, të cilët njoftojnë se lloji i virusit është “SpyEye Trojan” dhe ai ka depërtuar në kompiutert e këtyre klientëve nëpërmjet llogarive të yre bankare, në momentin e blerjeve në internet.

Ndërsa i ka kërkuar ndjesë të 1500 klientëve, inxhinjeret e Virgin Media i kanë bërë thirrje atyre që të pastrojnë kompiuterin. Përmes një letre të dërguar, ata tregojnë edhe rrugën se si këta klientë duhet të veprojnë për të hequr këtë virus.
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment