Violina e Stradivarit u shit për 11.3 milionë euro

Violina e famshme e Stradivarit është shitur nëpërmjet ankandit në internet, të ardhurat e së cilës do t’i dhurohen si ndihmë viktimave të tërmetit në Japoni e që shkaktoi edhe krizë nukleare.

Çmimi i arritur në ankand prej 11.3 milionë euro është katër herë më i lartë sesa rekordi i deritashëm për një instrument të Stradivarit, shkruan BBC.

Violina është punuar më 1721 dhe njihet me emrin “Lady Blunt” për shkak të mbesës së Lordit Byron e cila e posedoi këtë instrument më shumë se 30 vjet.

Violina është në gjendje të shkëlqyeshme dhe është njëra prej 600 instrumenteve që ekzistojnë e të cilat janë punuar nga mjeshtri i njohur Antonio Stradivari.

Këtë violinë e nxjerri në shtije fondacioni muzikor Nippon, ndërsa të ardhurat nga shitja janë dhuruar për Fondin për Rindërtimin e Japonisë. Emri i blerësit nuk u bë publik.


(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment