Villas-Hiddink-Capello janë emrat për Interin

Villas Boas trajneri aktual i Portos,Fabio Capello drejton Kombëtaren Angleze dhe Guus Hiddink atë Turke. Këto janë tre emrat të cilët janë në garë për të marrë drejtimin e Interit pas largimit të Leonardos. Pas largimit të Leonardos nga drejtimi i Interit tashmë agjentët e Interit dhe vetë Presidenti i klubit Zikaltër janë hedhur në sulm për të rrëmbyer njërin nga këto tre trajnerë: Villas,Capello dhe Hiddink.

Marco Branka Drejtori i Përgjithshëm i Interit për momentin ndodhet në Portugali pasi është duke kontaktuar me drejtuesit e Portos për trajnerin e njohur siç quhet ndryshe si pasardhësi i Mourinhos, "Special Two", Villas Boas. 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment