Villa kushton 40 milionë euro.

Barcelona është e gatshme ta shesë sulmuesin David Villa në Manchester City, ose Chelsea për të ndihmuar angazhimin e përforcimeve të reja gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas tabloidit anglez, Daily Mirror, Barcelona kërkon 40 milionë euro për sulmuesin spanjoll dhe në rast të shitjes së tij, paratë do të shfrytëzohen për blerjen e përforcimeve të reja që besohet të jenë Cesc Fabregas, Alexis Sanchez dhe Giuseppe Rossi.

Villa iu bashkua Barcelonës, sezonin e kaluar, nga Valencia për afro 40 milionë euro./zoneelire.blogspot.com/




No comments:

Post a Comment