Vijon hapja e kutive të njësisë 4, Gjonçaj akuzon: KQZ po manipulon

Numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara në qendrat e votimit të njësisë nr. 4 në Tiranë që përkon me KZAZ-në nr. 48 ka nisur me debate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shkak se në njërën prej kutive nuk u gjet zarfi me fletë të pavlefshme, dhe një fletë votimi e hedhur gabim u gjet jashtë çdo zarfi përkatës.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjonçaj denoncoi për mediat procesin e numërimit të votave në këtë njësi duke akuzuar direkt KQZ-në se po manipulon procesin.

Arben Ristani

Sipas Gjonçaj ky proces është i paligjshëm dhe i parapërgatitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjonçaj bëri me dije se “Në kuti mungonte zarfi i fletëve të pavlefshme, fletët e votimit fluturojnë nga një kuti në tjetrën”, tha ai, duke nënvizuar se edhe kodet e hapjes së kutive nuk korrespondojnë me ato të mbylljes.

Përfaqësuesi ligjor i socialistëve kundërshtoi procesin e numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara të njësisë nr. 4 duke theksuar se ky proces po manipulohet nga KQZ.

Leonard Olli

Por versioni i manipulimit përmes mospërputhjes së kodeve të sigurisë së kutive të votimit u hodh poshtë më herët nga zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli.

Ndërkohë kreu i KQZ-së Arben Ristani pas tensionit të krijuar me vëzhguesit gjatë hapjes së kutive të njësisë nr. 4 miratoi me katër vota pro shkarkimin e vëzhgueses së PS-së Anila Çobani duke i kërkuar PS-së të caktojë një vëzhguese tjetër.



Deri më tani gjatë numërimit të votave të hedhura gabim dhe kqyrjes së fletëve të pavlefshme në kutitë e KZAZ-së nr. 48 rezultati për bashkinë e Tiranës lë në avantazh me 75 vota kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha.

KQZ do të hapë kutitë e 43 qendrave të votimit të njësisë nr. 4, që ngërthejnë plot 172 të tilla.

Deri më tani KQZ ka përfunduar numërimin e votave të kontestuara të njësive bashkiake 1, 2 dhe 3, në plot 474 kuti votimi të hapura në të tetë grupet e numërimit të votave të ngritura pranë KQZ-së.

Hapja e kutive në KQZ

Hetimi administrativ përmes hapjes së kutive dhe numërimit të votave të hedhura gabim, por dhe kqyrja e fletëve të pavlefshme vijon në tryezat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht me kutitë e qendrave të votimit të njësisë bashkiake nr. 4 në kryeqytet.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment