ViewPad 10h del në shitje në Tetor.

Pasi prezantoi tabletin e ri 7x gjatë panairit të Computex në Tajvan, ViewSonic ka prezantuar edhe modelin e tij të ri ViewPad 10h.Tablet është ka një ekran 10-inch me prekje, punon me sistemin e operimit Google Honycomb, ka një processor nVidia Tegra 2, një kamer në pjesën e pasme 5 megapiksel dhe një tjetër në pjesën ballore 1.3 megapiksel.


Ky android ka gjithashtu një portë USB-je, një portë për kartë mikro HDMI, WiFi dhe bateria e tij mban deri në 8 orë punë. Androidi ViewPad 10h i ViewSonic do të dalë në treg në muajin Tetor, por ende nuk ka asnjë të dhënë rreth çmimit të këtij tableti.








(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment