Vetëm kështu mund të ‘vritet’ një Porsche (FOTO)

A keni ëndërruar ndonjëherë të merrni hak ndaj një makine sportive që nuk ia shihni as targat kur iu parakalon? Shihni këto foto dhe kënaquni. Kjo Porsche 911 është e mbushur me plot 10 mijë plumba. Makina ngjyrë argjendi i është dhuruar një klubi armësh në SHBA nga një pasanik, të cilit i kishte ardhur në majë të hundës me problemet që shfaqte ajo.

Makina, që kishte kushtuar rreth 100 mijë dollarë, së fundmi kishte pasur një defekt në sistemin e ftohjes e në motorr dhe riparimi do i kushtonte pronarit 16 mijë dollarë. Në vend që ta rregullonte, ai ia dhuroi këtij klubi dhe 140 anëtarët bënë qitje mbi makinë.
(gazetatema.net)






No comments:

Post a Comment