Vdes nga rrezimi i aeroplanit nje i mbijetuar ne nje aksident te ngjashem

Nje mjek nga Indiana eshte vrare ne aksident ne veri te Michiganit sepse aeroplani i tij nje motor u rrezua per shkaqe ende te panjohura. Mjeku i quajtur Dr. Stefan Hatc ishte nje person qe e kishte pasion fluturimin. Ai ishte rikthyer ne pilotimin e avioneve edhe pse kishte pesuar me pare nje aksident te ngjashem, ku kishte humbur gruan dhe dy femije. Aksidenti i pare kishte ndodhur tete vjet me pare ne vitin 2003 . Ai dhe djali i tij tete vjecar Austin mbijetuan nga ky aksident , ndersa u vrane gruaja 38 vjecare dhe femijet 5 dhe 11 vjec. Ata u perfshine nga flaket dhe dr Hatc mundi te shpetoje vetem djalin e tij tete vjecar Austin.

Doktor Stefan Hatc, 46 vjec , nuk pati aq shume fat ne aksidentin e dyte te tij qe ndodhi dje. Ai dhe gruaja e tij Kim, vdiqen kurse djali i tij 16 vjecari Austin eshte ne gjendje te rende ne spital Autoritet spitalore ne qytetin Traverse City thane se ai ishte ne nje gjendje kritike per jeten.

Interesante eshte se edhe ky aksident ndodhi pothuajse ne te njejten zone nga aksidenti i pare: Ata po ktheheshin nga pushimet nga shtepia verore qe kishin ne veri te shtetit te Michiganit.

Raporti i autoriteteve federale te aviacionit ne lidhje me aksidentin e shtatorit te vitit 2003 , tregonte se aeroplani ishte rrezuar sepse nuk kishte pasur karburant.Por ai dhe miqte e tij nuk e pranuan kurre kete raport duke thene se mekanizmat e aeroplanit nje motoresh nuk kishin funksionuar ne rregull







(www.24-ore.com)

No comments:

Post a Comment