Ushatri i KFOR-it abuzoi me kosovaret.

Është akuzuar një ushtar i KFOR-it për abuzim seksual me gra kosovare. Akuza vjen nga autoritetet e shtetit të tij kombëtar, njofton KFOR përmes një komunikatë për shtyp. Ai dyshohet për përdhunim, për marrëdhënie të detyruar seksuale duke keqpërdorur pozitën e tij prej eprori.

Me sa duket, ai i ka detyruar gratë kosovare të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre.

Pas një hetimi të brendshëm, rasti po prezantohet nga autoritetet kombëtare ushtarake të ushtarit para prokurorisë kombëtare përgjegjëse
.
KFOR-i mirëpret reagimin e vendosur dhe të shpejtë të autoriteteve përgjegjëse ushtarake. KFOR-i nuk toleron asnjë shkelje të ligjit.

Ndërkohë merret vesh se ushtari i KFOR-it, ndaj të cilit është ngritur akuzë për abuzim seksual të grave në Kosovë, është nga radhët e kontingjentit austriak. Sipas burimeve austriake, ushtari 37-vjeçar gjatë vitit 2009 e 2010 kishte detyruar për seks disa gra në Kosovë. Ai kishte shërbyer në administratën e KFOR-it.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment