Unifikim i faktorit politik shqiptar në Maqedoni

Behgjet Pacolli, zvendëskryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës ditët e fundit është angazhuar për unifikimin e pozicionit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Pacolli është takuar në Shkup me krerët e partive kryesore shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, duke i kërkuar atyre bashkëpunim të gjerë në kuadër të formimit të qeverisë së re.

Partitë shqiptare BDI dhe PDSH kanë vlerësuar dhe mirëpritur angazhimin e zotit Pacolli për përmirësimin e mëtejshëm të klimës midis faktorit shqiptar. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment