UFO-t mbi BBC?

Nëse UFO-t janë të vërteta dhe po përpiqen që të tërheqin vëmendjen e njerëzve, mund të thuhet me plotë gojën se më në fund e kanë kuptuar se si punojnë njerëzit.


Një video e re ka regjistruar një anije kozmike mëmë dhe dy më të vogla, të cilat po fluturonin mbi ndërtesën e BBC-s në perëndim të Londrës. Anijet janë filmuar nga një kalimtar i rastit.

Në videon që është publikuar nga “Daily- Mail”, kameramani ka vrapuar që të filmojë pamjet, ndërkohë që dy kalimtarë të tjerë po filmonin dhe po bënin fotografitë e para.

Në video paraqiten tri objekte të mëdha ndriçuese, të cilat lëvizin shumë shpejtë dhe vendosja e tyre është në formë trekëndëshi.

Pak sekonda më vonë, një tjetër objekt vjen me shuam shpejtësi, bënë disa rrotullime rreth vetes dhe më pas largohet.

Videoja është publikuar në You Tube, dhe nuk është e vetmja që paraqet këto pamje.

(gazetaexpress.com)





No comments:

Post a Comment