U vënë zjarrin plehrave, digjen vetë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Gjilanit ditën e djeshme ku dy persona u kanë vënë flakën plehrave për ti djegur, por flaka ka marrë tjetër drejtim.

Deri këtu gjithçka duket normale, por më tej teksa kanë vijuar të hedhin plehra dhe mbeturina mbi flakët e zjarrit një shpërthim ka ndodhur papritur duke përfshirë dhe dy personat.

Pas kësaj dëmtimet e marra kryesisht djegie ishin të shumta dhe si rrjedhojë ata u dërguan për në spital për të marrë ndihmën e shpejtë ku dhe vijojnë të qëndrojnë.

Sakaq mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por po qëndrojnë nën mbikqyrjen e mjekëve deri në shërim të plagëve.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment