Tom Cruise ndryshon stil, nga baba në rock star

Dikur njihej si zemërthyesi i femrave dhe dallohej për pamjen joshëse, por vitet e fundit ka ndryshuar stil edhe në punë.

Është një baba dhe familjar i mirë.

Megjithatë pasionet e vjetra, vështirë se harrohen.

Me një look provokues dhe tërësisht pasionant, Tom Cruise do të luajë rolin e një adoleshenti në fillimet e karrierës së tij si këngëtar i famshëm rroku.

Cruise interpreton rolin e rock stari-it, Stacee Jaxx në filmin me titull, “Rock of Ages”.

Në një formë të përkryer fizike dhe me tatuazhe në trup, aktori 48-vjeçar i ka çuditur të gjithë me performancën e tij, një pamje që nuk ngjason aspak me Tom Cruisin, familjar dhe një baba i mirë.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment