“Puna jonë, ecuria dhe suksesi i grupit është duke shkuar mjaft mirë dhe kështu që as që bëhet fjalë për ndarje. Disa media në vend po mundohen që nëpërmjet shpifjeve të shesin gazetën dhe kështu që fatkeqësisht viktimë kemi qenë ne duke thënë ‘TNT’ po ndahet. Tani e dy ditë jemi duke demantuar lajmin në ato media që kanë shpifur. ‘TNT’ vazhdon punën dhe as që mendon për ndarje”, ka thënë Llapa.
“TNT” tani është në përgatitje të projekteve të reja të cilat do t’i lansojë në shtator. “Pritet që gjatë vjeshtës të nxjerrim në treg këngë të reja. Përveç përgatitjeve të këngëve tani jemi mjaft të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit”, thotë ai.
“TNT” gjatë javës së ardhshme do të nisë një turne nëpër qytetet e Maqedonisë dhe menjëherë pas kthimit do të mbajë disa mbrëmje muzikore në vend.
(www.femina.al)
No comments:
Post a Comment