Tiranë, plagoset me armë një 27- vjeçar.

Një person mbeti i plagosur me armë në kryeqytet, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut ne Tiranë, ku shtetasi Sidrit Thanasi, 27 vjeç, sipas policisë, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri.

Ai është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.

Nga informacionet e para mësohet se është identifikuar autori i dyshuar i plagosjes, dhe po punohet për kapjen e tij./zoneelire.blogspot.com/








No comments:

Post a Comment