Thiago Alcantara nuk transferohet te Reali

Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara nuk është i interesuar për një transferim te Real Madridi.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e dëshiron shumë lojtarin dhe ka dërguar njerëzit e tij për ta shikuar atë në kampionatin Europian me Spanjën nën moshën 21 vjeçare.

El Mundo Deportivo tregon se Alcantara është duke shqyrtuar mundësinë për tu larguar nga Barcelona por nuk është duke e shqyrtuar mundësinë për tu transferuar te Real Madridi.

Agjenti i lojtarit dhe vet lojtari nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë që vjen nga Reali në drejtim të tij.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment