Tadiç: Shqipëria e Madhe projekt i rrezikshëm, por pjesë e zgjidhjes.

Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë mund të ishte një zgjidhje për konfliktin shumëvjeçar, ka thënë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, për shtypin gjerman, njofton QIK-u.
“Kush e di të interpretojë historinë do të vërejë se formimi i Shqipërisë së Madhe ka qenë një plan afatgjatë politik i shqiptarëve”, ka thënë Tadiç për gazetën gjermane “Frankfurter algamajne cajtung” (FAZ). Sipas Tadiçit, Shqipëria e Madhe është një projekt i rrezikshëm, por mund të jetë pjesë e një zgjidhjeje më të madhe dhe se serbët “mund të jetojnë me këtë (zgjidhje)”. Kjo do të thotë se “që të gjitha palët diçka fitojnë gjë që të krijonte një zgjidhje të përhershme, paqe dhe stabilitet”, transmeton DB në serbisht.

Gazeta gjermane vlerëson se Tadiç la të kuptohet që Beogradi si kompensim për Kosovën pret bashkimin e pjesës serbe të BeH. “Nuk them se Shqipëria e Madhe është një zgjidhje e shkëlqyer. Gjithashtu nuk besoj që Serbia e Madhe është një zgjidhje e mirë. Gjithashtu jam kundër ndarjes së BeH. Në përgjithësi, jam kundërshtar i politikës së krijimit të shteteve të mëdha. Por na lejoni të kërkojmë zgjidhje praktike”, ka thënë Tadiç.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment