Ai vlerësoi se mënyra se si Beogradi zyrtar e ka trajtuar çështjen e Kosovës në të kaluarën ishte "në kundërshtim me interesat e serbëve dhe të popullit serb".
"Rruga ime është një punë e qetë dhe e vazhdueshme, për të provuar që të lëvizim gjërat dhe për të ndryshuar qasjen tonë në Kosovë hap pas hapi. Kjo vlen edhe për çdo gjë tjetër, kjo vlen edhe për kulturën e dialogut politik," citohet ai nga mediat serbe.
Sipas Tadiç "Deri kohët e fundit, nuk kemi guxuar të flasim për disa mënyra të qasjes ndaj Kosovës, sepse ka ekzistuar vetëm një qasje e paluajtshme", ndërsa shtoi se tani janë bërë hapa jokonvencionalë, që krijojnë mundësi për një zgjidhje të re.
(balkanweb.com)

No comments:
Post a Comment