Sulm i përgjakshëm në Irak

Nga shpërthimi i një auto-bombe, të martën në Irak kanë humbur jetën së paku 21 persona dhe më shumë se 30 kanë marrë plagë.
Zyrtarët vendor thonë se një veturë bombë shpërtheu sot para zyrave të guvernatorit lokal në qytetin, Divanija, i cili gjenet në pjesën qendrore të këtij shteti.
Personeli mjekësor që trajtoi të lënduarit në këtë qytet, 150 kilometra në jug të Bagdadit, ka thënë se mbi 30 persona të lënduar janë dërguar në spital.



(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment