Sot ngrihet përmendorja e Aleksandrit të Madh

Në sheshin e Shkupit pritet të vendoset sot, në bazamentin e saj, përmendorja gjigande e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë apo e ashtuquajtura përmendorja “Ushtari në kalë”.

Ditët e fundit janë përfunduar të gjitha parapërgatitjet për montimin dhe vendosjen e kësaj skulpture gjigande, me një gjatësi prej 13 metrave, e cila vendoset në bazamentin gjithashtu të ngritur në një lartësi prej 15 metrave, të rrethuar me fontana uji.

Komuna Qendër ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për media lidhur me vendosjen e kësaj përmendoreje, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Përmendorja u punua nga skulptorët italian të kompanisë Fernando Marineli, ndërsa ideja është e skulptores Valentina Stefanovska. Projekti ka një kosto prej 9, 4 milion euro.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment