Socialistët e lënë Bashën pa Bashki.

Partia Socialiste e Shqipërisë, ka depozituar një kërkesë ankesë në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, kundër vendimit të këtij Komisioni, për fituesin e garës për kryebashkiakun e Tiranës.

KQZ-ja shpalli të shtunën si fitues kandidatin e djathtë, Lulzim Basha, me 93 vota më tepër se rivali i tij, Edi Rama. PS , në kërkesë – ankesën që i ka drejtuar të hënën KQZ, ka evidentuar si prova ato që ajo i quan “mospërputhje të rënda në rezultatin e Bashkisë së Tiranës, mospërputhje, të cilat nuk janë pasojë e ndonjë gabimi njerëzor, pasi në atë rast do të ishte i korrigjueshëm, por janë produkt i vetë procesit të votimit e numërimit, mospërputhje që demonstrojnë qartësisht shkeljen e ligjit”.

Gjithashtu, në kërkesë – ankesën e socialistëve, përmendet që në rreth 35 % të kutive “u konstatuan dhe dokumentuan probleme serioze të integritetit dhe sigurisë së tyre, gjë që vendos në pikëpyetje të drejtëpërdrejtë integritetin e materialit zgjedhor që ndodhet brenda tyre”.

Veprimi i mësipërm juridik i PS-së, çon në përfundimin se fituesi për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 8 Majit 2011, do të dojë akoma kohë të zyrtarizohet.(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment