Skandali seksual, jep dorëheqjen deputeti demokrat Weiner

Deputeti demokrat i New Yorkut, Anthony Weiner, siç edhe ishte bërë e ditur dha më në fund dorëheqjen pas skandalit seksual në të cilin u përfshi.

Vlen të përmendet se për mbi një jave ai mohonte akuzat se kishte dërguar një fotografi të tijën ku shfaqej me të brendshme, një gruaje në Seattle më 28 Maj, duke pretenduar se llogaria e tij në Twitter ishte bërë objekt sulmi nga hakers.

Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një leje dy-javore për zotin Weiner në mënyrë që ai të mund të kërkonte ndihmë profesionale.

Por vetëm një javë më pas, kongresmeni 46-vjeçar mbajti një konferencë shtypi, ku pranoi autorësinë e fotografisë dhe se dërguesi ishte ai. Gjithashtu ai ka pranuar se gjatë tre viteve të fundit ka shkëmbyer fotografi dhe mesazhe me përmbajtje të hapur seksuale me gjashtë gra.

Weinerkërkoi falje për gënjeshtër, por nuk i pranoi thirrjet e shumta për të dhënë dorëheqjen. Edhe presidenti Barak Obama tha se do të kishte dhënë dorëheqjen po të ishte në vendin e tij.

Weiner është i martuar me Huma Abedin, një bashkëpunëtore e ngushtë e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment