Skandal, Ministria e Brendshme bastardon gjuhën shqipe

Fletushkat informative në gjuhën shqipe të cilat filloi t’i shpërndajë vetë ministrja Jankulloska, e që kishin për qëllim informimin e turistëve të huaj, të cilët vijnë ose kalojnë transit nëpër Maqedoni, ishin të shkruara gabimisht, kështu që nuk kishin kurrfarë kuptimi gjuhësor.
Fushata për pengimin hovit të azil-kërkuesve në vendkalimin kufitar në Tabanoc, në të cilën mori pjesë drejtpërdrejtë ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, kaloi nën hijen e dy skandaleve.

I pari ishte me fletushkat e shkruara në gjuhën shqipe, kurse i dyti me kapjen në flagrancë të një makine me dokumente false, e cila po transportohej drejt Serbisë.

Fletushkat informative në gjuhën shqipe të cilat filloi t’i shpërndajë vetë ministrja Jankulloska, e që kishin për qëllim informimin e turistëve të huaj, të cilët vijnë ose kalojnë transit nëpër Maqedoni, ishin të shkruara gabimisht, kështu që nuk kishin kurrfarë kuptimi gjuhësor.

Në vend të fjalës ‘udhëtim’ në fletushka ishte shënuar “dhëtim”. Në MPB, ndonëse provat ishin konkrete, thanë se nuk janë fare të informuar për këtë gabim, ngase sipas tyre, shtypjen e fletushkave e kishte bërë Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion. Me gjithë këtë arsyetim të policisë, qytetarët shqiptar, nuk mundën assesi ta kuptonin domethënien e këtij apeli të MPB-së.

Por, pavarësisht këtij skandali, Jankullovska u mor me shifra dhe tha se në 6 muajt e fundit, qindra shtetas të Maqedonisë kanë marrë ndalesa për udhëtim drejt shteteve evropiane për shkak se nuk kanë mundur ta arsyetojnë qëllimin e udhëtimit të tyre.

“Deri më sot kemi shqiptuar mbi 720 ndalesa për personat, të cilët nuk kanë mundur ta arsyetojnë qëllimin e udhëtimit të tyre apo nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë siç u tha, në skandalin e dytë Jankullovska ishte dëshmitare edhe në aksionin e kapjes në flagrancë të një shtetasi serb tek po tentonte ta kalonte makinën e tij me dokumente false.
(www.yllpress.com)

No comments:

Post a Comment