Siri, ushtria avancon drejt kufijve

Ushtria siriane ka avancuar drejt një fshati pranë kufirit me Turqinë dhe një qyteti pranë vijës me Libanin, bëjnë të ditur aktivistët.

Qindra sirianë, disa prej të cilëve të plagosur me armë zjarri, janë larguar për në Liban, deklarojnë burimet.

Të paktën katër civilë raportohet të jenë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë bastisjeve shtëpi më shtëpi dhe në tubimet me rastin e viktimave të së premtes.

Ndërkohë, disidentët kanë planifikuar një konferencë ditën e hënë, për të diskutuar se si të zgjidhin krizën.

Protestat kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad zgjasin prej më shumë se tre muajsh. Aktivistët thonë se mbi 1300 demonstrues janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe nga mbështetësit e qeverisë.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment