Si të largojmë Malware nga Kompjuteri.

Më poshtë janë hapat që duhet të ndërmirren për të filluar procesin e largimit të Malware-ve. Hapat vijues do të paraqesin tre përmbledhje të cilat kërkohen që ju ti vendosni me postimin tuaj.
• Me rëndësi: Përcillni hapat sipas radhës.
• Nëse ndonjë hap nuk e kuptoni, ndaluni dhe bëni pyetje!
• Postoni të gjitha kërkesat / përgjigjet në të njëjtën temë.
• Vazhdoni të përgjigjeni / reagoni derisa çdo gjë për juve është e kjartë.
• Keni durim: Largimi i Malware mund t’na marr kohë dhe të jetë stresuese për neve ashtu si është edhe për juve.

• Mbani mend: Vetëm pse kan shkuar (larguar, hjekur) simptomat, kjo nuk do të thotë se edhe malware janë hjekur nga kompjuteri i juaj. Sugjerohet fuqishëm që të postoni të gjitha përmbledhjet deri sa të pastrohet kompjuteri juaj. Pastaj do të pranoni hapat e posaçëm final për pastrimin e kompjuterit tuaj, lidhjet tek programet dhe këshillat për të parandaluar infektimet në të ardhmen.

Nëse për ndonjë shkak nuk mund të ekzekutoni ndonjërin ga hapat vijues, kaloni tek hapi tjetër dhe shënoni vërejtjet se çka ndodhi që nuk keni patur sukses.


Vetëm për përdoruesit e “Spybot TeaTimer”



Përderisa “TeaTimer” është një vegël e shkëlqyer për të parandaluar spyware, gjithashtu mund të vështirësoj HijackThis dhe veglat tjera që ne përdorim për të larguar malware.

Ju lutemi që tani të paaftësoni (ang. Disable) TeaTimer dhe lëreni atë OFF përderisa të përfundojmë pastrimin e kompjuterit tuaj.

1. Klikoni me tastin e djathtë të miut mbi Spybot në System Tray (siboli duket si një kalendar me një dry të mbyllur) pastaj zgjidhni Exit Spybot S&D Resident
2. Nisni Spybot S&D
3. Shkoni tek menyja Mode, dhe sigurohuni që është e zgjedhur Advanced Mode.
4. Në anën a majtë, zgjidhni Tools > Resident ç’selektoni Resident TeaTimer dhe OK në çdo paralajmërim dhe Rinisni kompjuterin tuaj.

Vëmendje: Nëse TeaTimer ju jep paralajmërime edhe më tutje që janë bërë disa ndryshime, lejojeni këtë dhe mos e bllokoni.

Nëse TeaTimer nuk ndalet shkoni tek Start > Control Panel > Add or Remove Programs dhe ç’instaloni Spybot – Search & Destroy

Spybot mund të instalohet prapë pasi të kryejmë pastrimin e kompjuterit.


Hapi A: Antivirusi

Hapi A është për njerëzit të cilët thonë PO tek ndonjëri nga opsionet nga në vijim:

1) Ju nuk keni antivirus të instaluar.
2) Ju keni ndonjë antivirus apo ndonjë suitë sigurie të cilës i ka skaduar afati.

Nëse përgjigja është PO nga ndonjëri nga opsionet e mësipërme:
Shkarkoni njërin nga antivirus programet që gjinden në listën e mëposhtme.
Avast! Home Edition
AVG Free Edition
AntiVir Personal
Microsoft Security Essentials
.

Me rëndësi: Ç’instaloni çdo antivirus program të vjetër (që i ka skaduar afati) duke përfshirë edhe suitat e sigurisë (ang. Security Suites) para se të përditësoni apo instaloni atë të riun.
Instaloni antivirusin e ri dhe sigurohuni që ta përditësoni atë.
Bëni një skanim të plotë të sistemit dhe largoni ose dërgoni në karantinë çdo gjë që është gjetur.
Vazhdoni në hapin një.

Hapi B: Firewall

Është kritike që përdoruesit e XP përdorin firewall softuer të palëve të treta për të mbrojtur kompjuterin dhe të dhënat e tyre personale nga Hakerët. Bile bile ,Microsoft-i bënë me dije që ndërtimi i XP firewall në temën vijuese Why would I consider a third party firewall? është i pamjaftueshëm.

Hapi B: është për njerëzit që thonë PO në ndonjërin nga opsionet vijuese:

1) Ju keni Windows XP (cilido version) dhe përdorni Windows firewall të sistemit operativ.
2) Ju keni një firewall që nuk ju pëlqen ose i ka skaduar afati (nuk mund të bëni përditësimin e tij).
3) Ju përdorni Windows XP (cilindo version) dhe nuk e dini se çka është firewall.

Nëse keni së paku një përgjigje PO nga të sipërpërmendurat, shkarkoni dhe instaloni njërin nga firewall-ët pa pagesë në listën e mëposhtme.

Instaloni vetëm një Firewall, përndryshe mund të dëmtoni kompjuterin tuaj.
Online Armor
Agnitum Outpost
PC Tools Firewall Plus
Comodo Personal Firewall (Ç’aktivizojini përgjatë instalimit “Install Comodo HopSurf..”, Ask.com search provider” dhe “Make Comodo HopSurf.com Search my homepage”
.

Duhet që ta keni aktiv vetëm një antivirus dhe një firewall. Nëse keni të instaluar dy nga ndonjëra atëherë duhet që vetëm njëri të jetë aktiv. Përndryshe nëse posedoni ndonjërën nga to ç’instalojeni tani para se të vazhdoni të azhurnoni parametrat ku mrojtja reale nuk nuk është aktive. Nëse dy nga to janë aktive në të njëjtën kohë vetëm se do të shkaktojnë probleme.

Hapi 1: Add or Remove Programs

1. Klikoni në butonin Start të Windows-it dhe pastaj klikoni në Control Panel
2. Në dritaren Control Panel, klikoni dy herë në ikonën Add or Remove Programs.
3. Pasi të plotësohet krejtësisht dritarja Add or Remove Programs, kontrolloni për ndonjë program të panjohur dhe të dyshimtë.
4. Mos ç’instaloni asgjë që nuk jeni të sigurtë.
5. Postoni detajet e programeve të dyshimta kur të postoni temë të re dhe ne do t’ju kshillojmë se cilat duhet ti ç’instaloni.

Për listën e aplikacioneve Malware që mund të gjinden në Add or Remove Programs përcillni lidhjen vijuese. Ç’instaloni Malware nëpërmjet Add or Remove Programs

Programet që duken janë shiritat e veglave adware/spyware (nuk është Google, AOL, MSN ap Yahoo) apo programet e sigurisë të cilat nuk i keni instaluar ju.

Hapi 2: Pastrimi nga shtëpia

Shkarkojeni CCleaner Slim dhe ruajeni në Desktopin tuaj – Lidhja alternative e shkarkimit

Kur ta ruani skedarin, shkoni në Desktopin tuaj dhe klikoni dy herë në ccsetupxxx_slim.exe
Përcillni hapat për instalim të programit.

* Klikoni dy herë në ikonën CCleaner e cila gjendet në desktop për ta nisur programin.
* Klikoni në kutinë Options e cila gjendet në të majtë, pastaj zgjidhni Cookies.
* Nën Cookies to Delete, theksoni çdo cookie që dëshironi të mbetet përherë
* Klikoni në shigjetën e djathtë > për ti lëvizur ato tek dritarja Cookies to Keep.
* Shkoni tek Options > Advanced ç’selektoni Only delete files in Windows Temp folders older than 48 hours
* Klikoni Cleaner që gjendet në anën e majtë pastaj në të djathtë Run Cleaner për ta nisur programin.
* Me rëndësi: Sigurohuni që TË GJITHA dritaret e shfletuesit janë të mbyllura para se të zgjidhni Run Cleaner

Kujdes: Përdoreni vetinë Registry nëse keni njohuri të mira me regjistra.
Gjithherë bëje një back up të regjistrit tuaj para se të bëni ndonjë ndryshim. Pasi të kryhen proceset Exit CCleaner.
.

Hapi 3: SUPERAntiSpyware

Nëse posedoni SUPERAntiSpyware sigurohuni që të bëni përditësimet para se të filoni skanimin!

Shkarkoni SUPERAntispyware Free Edition (SAS)
* Klikoni dy herë në ikonën e cila gjendet në desktopin tuaj për të filluar instalimin.
* Kur të pyeteni për të Përditësuar përcaktimet e programit, klikoni Yes
* Nëse ju paraqitet ndonjë problem përderisa shkarkoni përditësimet, shkarkoni dhe depaketoni ato në mënyrë manuale nga këtu.
* Pastaj klikoni në butonin Preferences.
• Tek Start-Up Options ç’selektoni Start SUPERAntiSpyware when Windows starts
* Klikoni në faqen Scanning Control.
* Nën Scanner Options sigurohuni që të jenë të zgjedhura vetëm këto në vijim:
• Mbyllni shfletuesit para se të skanoni
• Skeno për cookies shoqërues
• Përfundo kërcënimet e memories para se të dërgohen në karantinë
• Ju lutemi që të leni tjerat opsione të pa zgjedhura.
• Klikoni butonin Close për të dalur nga pamja e qendrës kontrolluese.
* Në dritaren kryesore klikoni Scan your computer
* Në të majtë zgjedhni kutinë për ngasësin që doni ta skanoni.
* Në të djathtë zgjidhni Perform Complete Scan
* Klikoni Next për të filluar skanimi. Ju lutemi që të keni durim derisa të skanohet kompjuteri juaj.
* Pasi të kompletohet skanimi do të paraqitet një kuti e rezultateve. Klikoni OK
* Sigurohuni që çdo gjë në kutinë e bardhë është e zgjedhur me shenjën e tikut, pastaj klikoni Next
* Do të dërgoj në karantinë çdo gjë që do të gjejë dhe nëse ju pyet se a doni të rinisni kompjuterin, klikoni Yes
• Për të korrigjuar informacionet larguese ju lutem veproni si në vijim:
• Pas rinisjes, klikoni dy herë në ikonën SUPERAntiSpyware e cila gjendet në desktopin tuaj.
• Klikoni Preferences. Klikoni faqen Statistics/Logs.
• Tek Scanner Logs, klikoni dy herë në SUPERAntiSpyware Scan Log.
• Do të hapet në tekst editorin tuaj të nënkuptuar (preferohet Notepad).
• Ruajeni skedarin e notepad-it në desktopin tuaj duke klikuar (në notepad) File > Save As…
* Ruajeni përmbledhjen diku ku ju mund ta gjeni lehtë. (zakonisht në desktop)
* Klikoni close dhe prap close për të dalur nga programi.
*Copy dhe Paste përmbledhjen në postimin tuaj

Hapi 4: Malwarebytes’ Anti-Malware (MBAM)

Nëse posedoni Malwarebytes sigurohuni që të kontrolloni përditësimet para se të filloni skanimin!

Shkarkoni Malwarebytes Anti-Malware dhe ruajeni në desktopin tuaj. Lidhja alternative për shkarkim (.exe)
• Klikoni dy herë në mbam-setup.exe dhe përcillni hapat për instalim të programit.
• Sigurohuni që të jenë aktive shenjat e tikut tek Update Malwarebytes’ Anti-Malware dhe Launch Malwarebytes’ Anti-Malware, pastaj klikoni Finish.
• Nëse ju paraqiten probleme gjatë shkarkimit të përditësimeve, mund ti shkarkoni ato në mënyrë manuale nga këtu dhe vetëm klikoni dy herë në mbam-rules.exe për ta instaluar.
• Nëse është gjetur një përditësim, do ta shkarkoj dhe do ta instaloj versionin më të ri.
• Pasi të niset programi, zgjidhni Perform Quick Scan, pastaj klikoni Scan.
• Kur të përfundoi skanimi, klikoni OK, pastaj Show Results për të parë rezultatet.
• Sigurohuni që çdo gjë është e zgjedhur, pastaj klikoni Remove Selected.
• Kur të përfundoi, përmbledhja do të hapet në Notepad. Ruajeni në një vend të përshtatshëm siç ëshë Desktopi.
• Përmbledhja gjithashtu ruhet në mënyrë automatike dhe mund të shihet më vonë duke klikuar në faqen Logs në MBAM.
Copy dhe Paste përmbajtjet e raportit në postimin tuaj.
• Dilni nga MBAM.
.
Shënim: Nëse MBAM takohet me skedarin i cili është vështir të largohet, do t’ju paraqitet një nga dy paralajmërimet. Klikoni OK tek cilido dhe lejoni MBAM që të procedoi me procesin e dezinfektimit. Nëse pyeteni të rinisni kompjuterin, ju lutem që të veproni ashtu menjëherë. Nëse refuzoni të rinisni kompjuterin do të parandaloj MBAM që të largoj të gjithë malware.

Hapi 5: Përdotësoni Java-në tuaj (JRE)

Versionet e vjetra të Java kanë dobësi që malware mund ti shfrytëzojnë për ta infektuar sistemin tuaj.

Së pari Verifikoni versionin e Java-së suaj

Nëse ka versione tjera të instaluara atëherë përditësoni menjëherë ato.

Merrni versionin e ri (nëse është e nevojshme)

Nëse versionit tuaj i ka skaduar afati instalojeni versionin më të ri të Sun Java Runtime Environment

Shënim: Ç’SELEKTONI cilindo shirit të veglave apo softuer të parazgjedhur me përditësimin Java. Shiritat e veglave/softuerët e parazgjedhur nuk janë pjesë e përditësimeve Java.

Sigurohu që të mbyllni TË GJITHË shfletuesit e hapur para se të filloni instalimin.

Largoni cilindo version të vjetër

1. Shkarkoni JavaRa dhe depaketojeni skedarin në desktopin tuaj.
2. Hapeni JavaRA.exe dhe zgjidhni Remove Older Versions
3. Pasi të kompletohet dilni nga JavaRA.
4. Nisni CCleaner.

Shënime shtesë: Java Quick Starter (JQS.exe) shton shërbimin për të përmirësuar nisjen e Java zbatimeve dhe aplikacioneve. Për të paaftësuar shërbimin JQS nëse nuk doni ta përdorni atë, shkoni në Start > Control Panel > Java > Advanced > Miscellaneous dhe ç’selektoni kutinë tek Java Quick Starter. Kliko OK dhe rinisni kompjuterin tuaj.

Hapi 6: HijackThis

Ju lutemi që të filloni HijackThis vetëm pasi të plotësohen hapat e mësipërm

Shkarkoni dhe riemroni HijackThis.exe (HJT)

* Klikoni dy herë në HJTInstall.
* Klikoni në butonin Install.
* Do ta vendosë HJT në mënyrë automatike në C:\Program Files\TrendMicro\HijackThis\HijackThis.exe.
* Në instalim, HijackThis do të duhej të hapej.
• Mbylleni HijackThis dhe riemrojeni.
• Shkoni tek C:\Program Files\Trend Micro\HijackThis.exe
• Klikoni me të djathtë HijackThis.exe dhe zgjidhni Rename.
• Shkruajeni sniper.exe dhe shtypeni Enter.
• Klikoni me të djathtë në sniper.exe dhe zgjidheni Send To > Desktop (create shortcut)
.
* Nga desktopi hapeni HijackThis.
* Nëse përdorni Windows Vista, klikoni me të djathtë dhe Run As Administrator .
* Klikoni në butonin Do a system scan and save a log file
* HijackThis do të skanoj dhe pastaj do të hapet një skedar me përmbajtje në notepad.
Copy dhe Paste tërë përmbajtjen e përmbledhjes në postimin tuaj.
.
Nuk ka rregulluar akoma asgjë HijackThis. Shumicën e atyre që ka gjetur do të jenë të parrezikshme apo edhe të kërkuara.
.
Edhe pse kemi riemruar HijackThis në sniper, akoma do ti referohemi si HijackThis apo HJT.

Postimi i përmbledhjeve

Ju lutem jepni detaje. Vetëm me postimin e përmbledhjeve në shumicën e rasteve nuk mjaftojnë të dhënat që na duhen.

Postoni përmbledhjet në temën e forumit përkatës.

Përmbledhjet e nevojshme:

- SuperAntispyware
- Malwarebytes’ Anti-Malware
- HijackThis

Ju lutemi kopjoni dhe rivendosni përmbledhjet dejtpërdrejtë në përgjigje/postim përderisa nuk kërkohet diç e posaçme nga ndihmësi juaj

Softuerët ilegal

Ky forum nuk përkrahë aktivitete ilegale. Ne nuk përkrahim përdorimin e ndonjë softueri pirat apo ndonjë lloji tjetër ilegal duke përfshirë këtu edhe vetë Windows-in. Nëse instaloni softuer me crack, ju filloni fajlla ekzekutiv nga burime të panjohura. Ju jeni në ndikim të dhënies së informatave të çasjes së burimeve të panjohura në diskun tuaj të ngurtë dhe potencialisht i jepni kontrollin e plotë nëpërmjet operimit me kompjuterin tuaj.

* Ne NUK do të ndihmojmë askënd për të piratuar diç apo ti ndihmojmë që sistemi të funksionojë me softuer të piratuar. Por nëse keni telashe me kompjuterin tuaj në proces, ne do t’ju ndihmojmë ta rregulloni atë.
* Ç’instaloni çdo crack aplikacion para se të postoni për ndihmë.
* Ndoshta do të pyetni që të ç’instaloni ndonjë P2P apo program File Sharing përgjatë procesit të heqjes nëse besohet se ato janë shkaqet e burimit të problemit.
* Në nuk do të vazhdojmë që t’ju ndihmojmë nëse refuzoni që të hiqni ndonjë program me crack (ilegal).

Për pyetje lidhur me këtë mësim mund të parashtroni në forum, tek kjo lidhje:
http://forum.itshqip.com/viewtopic.php?f=106&t=14355
Autori origjinal është: dri_ton.

(itshqip.com)



No comments:

Post a Comment