Shtraus Kahn tashmë edhe… virus!

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Shtraus Kahn, tashmë duket se po frymëzon edhe hakerat në Facebook!

Kështu që nëse shikoni në faqen tuaj në Facebook një foto që thotë «Shtraus Kahn në “momente të veçanta” me kamarieren», duke ju kërkuar që të klikoni mbi atë për të parë më shumë, por ju nuk duhet të josheni seπse nuk është gjë tjetër veçse një virus.

Bëhet fjalë për një program që do t’iu drejtojë automatikisht në një server tjetër, i cili do t’ ju mbush kompjuterin tuaj me viruse!

Përgjegjësit e Facebook-ut po bëjnë gjithçka që është e mundur për të fshirë virusin, por ende nuk ia kanë arritur dotë…


No comments:

Post a Comment