Shqiptari “më i fortë në Britani” del përpara gjyqit për trafik narkotikësh

Jimmy Marku është një shqiptar i njohur në Britani pasi është shpallur kampion në konkursin “Njeriu më i fortë në Britani”. Por tani ai është në telashe pasi është kapur me një sasi kanabisi në një makinë tip Golf. Shqiptari ka dalë përpara gjyqit. Ai mohon akuzat e ngritura ndaj tij. Mediat britanike thonë se sasia e drogës e kapur në makinën ku udhëtonte ai kap vlerën 66 mijë sterlina. Po ashtu, mediat thonë se në celularin e Markut është kapur një mesazh komprometues nga Shqipëria, që flet për marrjen e mallit. Gjyqi vazhdon.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment