Shkencëtarët suedez planifikojnë transplantimin e parë të mitrës

“Erdhëm deri te pika kur fillojmë të planifikojmë transplantimin human dhe shqyrtojmë 10 çifte në mesin e të cilave janë kryesisht nënat dhe vajzat e tyre”, deklaroi për Frans Presin, Mats Brenstrem, shef i ekipit, sipas të cilit, transplantimi i parë do të kryhej në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Transplantimi i parë i mitrës nga nëna te vajza do të mund të kryhej në vitin 2012 në Suedi.
Këtë dje e paralajmëruan anëtarët e ekipit hetues ndërkombëtar në Geteborg.

“Erdhëm deri te pika kur fillojmë të planifikojmë transplantimin human dhe shqyrtojmë 10 çifte në mesin e të cilave janë kryesisht nënat dhe vajzat e tyre”, deklaroi për Frans Presin, Mats Brenstrem, shef i ekipit, sipas të cilit, transplantimi i parë do të kryhej në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Ai shton se nëse çifti i zgjedhur janë nënë dhe vajzë, ky do të jetë transplantimi i parë i tillë në botë.

Brenstrem përkujtoi se transplantimi i parë i mitrës mes dy grave që nuk janë në lidhje farefisnore është kryer në vitin 2002 në Arabinë Saudite, porse pas 14 javësh, kirurgët kanë qenë të detyruar ta nxjerrin mitrën e implantuar për shkak të paraqitjes së ngjizjes së gjakut.

Sipas Brenstremit, gjasat për transplantim të suksesshëm janë më të mëdha te pacientët të cilët janë në lidhje farefisnore.
(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment