SHBA: Bomba kundër cdo sulmi kibernetik

Bomba, plumba e raketa. Kjo do të jetë kundërpërgjigja amerikane tani e tutje ndaj kujtdo vendi që sulmon kibernetikisht kompjuterat e administratës së SHBA-së.

Sipas këtij dhe nisur nga rrezikshmëria që përbëjnë sulmet kibernetike, Pentagoni duket se ka vendosur të barazojë cdo agresion virtual me atë tradicional.

Doktrina e re e Pentagoni, sipas Wall Street Journal, parashikon mundësinë e një përgjigjeje me bomba e avionë kundrejt atij shteti që sulmon “virtualisht” Amerikën.

Vendimi vjen pas një sërë sulmesh që kanë pësuar rrjetet kompjuterike të administratës amerikane që kanë rritur edhe mundësinë e daljes së materilave sekrete nga zyrat e mbrojtes dhe të inteligjencës së SHBA-së.

Gjithsesi, rrjedhja më e madhe e informacionit mbetet ajo e shkaktuar nga Wikileaks. Për cështjen në fjalë ndodhet nën hetim një ushtarak amerikan që kishte akses në rrjetin e brendshëm të komunikimit të diplomacisë amerikane në mbarë botën.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment