Scholes: Man United do të rindërtohet përsëri

Legjenda e pensionuar e Manchester United, Paul Scholes ka deklaruar se Manchester United do të rindërtohet përsëri dhe nuk beson se i duhet një zëvendësues për vendin e tij.
“Menaxheri e di se çfarë I duhet dhe nëse duhet të blejë lojtarë, dhe a është i lumtur me atë që ka. Në vitet e fundit ai nuk ka shtuar shumë në klub dhe nëse ai ndjen se duhet bërë tani, ai do ta bëj. Ai ka ndërtuar tre ose katër ekipe tani dhe nëse duhet ta bëj përsëri, jam i sigurtë se do ta bëj”.

“Nuk më duhet zëvendësimi. Nuk e di nëse përgjigja lidhet me një zëvendësim. Ajo mbetet tek menaxheri dhe stafi I tij. Nuk ka dyshim se talentë në klub. Ju vetëm duhet të shikoni te ekipi i të rinjve këtë vit dhe çfarë kanë bërë ata. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer”.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment