TIRANË- Kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruci ka reguar sot për incidentin e ndodhur mbrëmjen e së hënës me deputetin socialist Ilir Gjoni, që akuzon vëllanë e kryetarit të minibashkisë 3, Ilir Kokona për dhunë dhe fyerje për shkak të detyrës.
Në një deklaratë për mediat, Ruci e lidh këtë ngjarje me skemën e manipulimt shtetëror të zgjedhjeve të 8 majit, të cilën PS e ka denoncuar cdo ditë dhe i bën thirrje kreut të qeverisë të tërhiqet nga nxitja e dhunës për të mbajtur pushtetin. “Dhuna ndaj deputetit Ilir Gjoni, dhe të zgjedhurve të tjerë të PS tregon qartë se para vjedhjes së votës pushteti i Berishës nuk kursen asgjë. Ky është shteti i Berishës që nga njëra anë përgjërohet për dialog me opozitën dhe nga ana tjetër nxit falangat e krimit për të dhunuar të zgjedhurit e saj e për të hapur terror”- tha Ruci.
Ai kujtoi se sot e kësaj dite vrasja e Fatmir Xhindi dhe Remzi Veselit kanë mbetur pa autor, ndërkohë që fajtorët për vrasjen e katër protestuesve në bulevard nuk ndëshkohen, pasi sipas tij, Berisha nuk po lejon drejtësinë të bëjë punën e saj.
“I bëj apel Berishës dhe shpurës së tij, se kjo ngjarje si gjithë të tjerat nuk mund të kalojë në heshtje, ne nuk lejojmë që dhuna, frika, manipulimi nuk do mbeten pa u ndëshkuar. Berisha, tërhiqi njerëzit nga rruga e dhunës e tërhiqu vetë nga nxitja e saj, lër drejtësinë të bëjë punën e saj, presim që drejtësia të bëjë drejtësi për ngjarjen e mbrëmshme”- tha ai.

(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment